Ish-portieri legjendar i Milanit Fabio Cudicini ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.
Fabio Cudicini i njohur si “Merimanga e Zezë” për shkak të uniformës që mbante veshur në ndeshje, Cudicini ka luajtur 183 ndeshje në 5 sezonet e tij me Milanin, duke fituar një titull kampion (1967-1968), një Kupë Kampionesh (1968-69), një Kupë Ndërkontinentale (1969) dhe një Kupë Italie (1971-1972).