Mbrëmjen e djeshme në fund të prime të Big Brother Albania u fut banori më i ri Gjesti. Ai kishte dal nga Big Brother Kosova të hënën dhe hyrja e tij ishte e papritur.
Olsa Muhameti, autorja e Big Brother Kosova me anë të një postimi në instastory ka reaguar pas hyrjes së Gjestit. Ajo thekson që e ka të vështirë që të menaxhojë dy big brotherat.
“Duke pushuar disa orë sot, se ta mendosh po mbaj dy Big Brother-a, jo vetëm një. Uhhh, sfilitëse!”, shkruan Olsa Muhameti.