Rekrutimet në Forcat e Armatosura për vitin 2025 janë rritur me 67,1% në krahasim me vitin e kaluar, njoftoi Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu. Sipas tij, në fazën e parë të këtij viti janë regjistruar 353 ushtarë të rinj, ndërsa mesatarja e regjistrimeve për vitin 2024 ishte 237 ushtarë.
Vengu theksoi gjithashtu se gjatë këtij viti janë ulur vakancat me 64,3%, duke shënuar një përmirësim të dukshëm në strukturën e FA-së. Ai theksoi rëndësinë e trajtimit të përmirësuar financiar për ushtarët, si një faktor kyç që po stimulon interesin e të rinjve për t’u bashkuar me Forcat e Armatosura, duke u bërë gjithashtu një mundësi e fortë karriere për ata që shërbejnë tashmë.