Donald Trump, presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, paralajmëroi se “tmerri do të përfshijë Lindjen e Mesme” nëse Hamasi nuk i liron pengjet para se ai të marrë detyrën më 20 janar. Gjatë një konference shtypi, Trump u shpreh se pasojat do të jenë të rënda për grupin militant palestinez dhe për rajonin në përgjithësi. “Nëse ata nuk lirohen, nuk do të jetë një situatë e mirë për Hamasin, dhe sinqerisht për askënd,” tha Trump.
Përsa i përket politikës ndërkombëtare, Trump theksoi qëndrimin e tij lidhur me Ukrainën, duke përsëritur se Ukraina nuk duhet të bëhet anëtare e NATO-s. Ai gjithashtu e kritikoi administratën e Presidentit Biden për menaxhimin e çështjeve energjetike dhe ndërkombëtare, duke thënë se “bota po digjet” ndërsa ai merr pushtetin, dhe se SHBA duhet të kthehet në një lider të fortë global.