-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

AMA apel prindërve: Mbroni fëmijët nga gjuha e urretjes në internet

Kryesoret

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive Armela Krasniqi me anë të një postimi në rrjete sociale ka bërë apel prindërve që të mbrojnë fëmijët nga gjuha e urretjes në internet.

Krasniqi shprehet se fëmijët po ndeshen me gjuhën e urretjes në internet, ku kjo përmbajtje krijohet lehtësisht dhe shpërndahet gjerësisht shpejt.

“Interneti dhe mediat sociale na mundësojnë të lidhemi me miqtë dhe familjen, të ndjekim interesat dhe të jemi pjesë e komuniteteve. Mjerisht, të njëjtat mjete dhe platforma digjitale mund të mundësojnë gjithashtu që përmbajtjet e urrejtjes të krijohen lehtësisht, shpesh në mënyrë anonime dhe të shpërndahen gjerësisht shpejt. Shtimi i kanaleve të komunikimit online ka rritur edhe mundësitë e përhapjes së efekteve të gjuhës së urrejtjes dhe, në një moment të caktuar, edhe fëmijët ndeshen me gjuhë të urrejtjes në internet. Prandaj është e rëndësishme të jeni të vëmendshëm dhe të vetëdijshëm për aktivitetet e fëmijës tuaj në internet”, tha Krasniqi.

Më pas ajo shprehet se prindërit duhet të jenë në dijeni për aplikacione mesazhesh dhe lojërash që përdorin fëmijët dhe kë ndjekin ata në internet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit