12-vjeçari Leo Sadiku nga Korça, i cili ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, do të përcillet sot për në banesën e fundit. I mituri ishte dërguar në spitalin e Korçës në fund të dhjetorit me simptoma gripale, ku u trajtua dhe u përmirësua për disa ditë. Megjithatë, dy ditë më parë ai u transferua me urgjencë në spitalin e Tiranës, ku u shtrua në pavionin e Covid, ku gjendja e tij u përkeqësua dhe ndërroi jetë.
Familjarët kanë shprehur shqetësimin për trajtimin e djalit, duke deklaruar se ai u shtrua në pavionin e gabuar dhe nuk mori kujdesin e duhur. Mjekët e QSUT-së sqaruan se 12-vjeçari ishte diagnostikuar me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, që ka shkallë të lartë vdekshmërie. Pavarësisht përpjekjeve mjekësore, ata njoftuan se nuk arritën ta shpëtonin.
EMRI+FOTO/ Humbi jetën në spitalin e Tiranës, 12-vjeçari pjesë e KF Maliqit