-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Egli rrëfen periudhën e vështirë: 3 ditët më të zeza të jetës sime

Kryesoret

Ditën e sotme dy banoret Egli tako dhe valbona Mhilli po flsinin në lidhje me atakun e panikut që kanë kaluar.

Egli ka shprehur se ka marrë psikologe dhe ilaçe për të kaluar gjendjen e saj. Ajo gjithashtu ka rrëfyer edhe një udhëtim në Greqi ku e ka kapur atak paniku dhe kanë qenë ditët më të tmerrshme të jetës së saj.

“Bëra në fillim konsultë terapie me psikologe se edhe unë nuk doja mjekime. S’ka shanse thoja mjekime. Edhe shkova te psikologia, keq rëndë, e kuptoja që nuk isha për psikologe. Mbaj mend me merrte në telefon dhe më thoshte më merr kur të duash në telefon. Mbaj mend një ditë isha shtrirë në krevat dhe e marr në telefon. Nuk isha te mami atëherë, isha vetëm në shtëpi. I them po vdes, nuk marr dot më frymë, jam shumë e lodhur, nuk dua më të jetoj. Më thotë të lutem hap derën, merr tualetet, bëj diçka me zor, edhe dil. I thashë nuk kam fuqi të ul bravën, ça po thua? Kur kam shkuar në Greqi kam kaluar tmerr, 3 ditët më të zeza të jetës sime. E kam thënë se kur të shkoj në Shqipëri do të marr mjekim ose mos më lini vetëm. Sa erdha në Tiranë kam shkuar te mjekja e familjes dhe më drejtoi te një psikiatër. Mora ilaçet dhe s’doja ti pija. Kur mora ilaçet kisha frikë, e kisha bindur se do të shikoja halucinacione. Kur i piva më filloi zemra, mendova tani u çmenda. Ama ka qenë gjëja më e mirë që kam bërë”, ka rrëfyer Egli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit