Ish-presidenti i SHBA-ve, Jimmy Carter, ndërroi jetë në moshën 100 vjeçare.
Sot, ai u nderua me një ceremoni shtetërore në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, ku morën pjesë figura të njohura, përfshirë presidentin e zgjedhur, Donald Trump. Carter, që shërbeu si president i 39-të i SHBA-ve, do të varroset në qytetin e tij të lindjes, Plains, Georgia.
Ai ka lënë pas një trashëgimi të madhe në fushën e të drejtave të njeriut dhe ka fituar Çmimin Nobel për Paqen në vitin 2002.