Myrto Uzuni ka krijuar polemika te Granada, pasi ka refuzuar të stërvitet me skuadrën dhe ka kërkuar një rritje page.
Lajmi vjen pas interesimit të FC Austin nga MLS për të transferuar sulmuesin e Kombëtares. Uzuni, i cili ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar një asist këtë sezon, është i lidhur me Granadan deri në verën e 2026, por duket se po kërkon kushte të reja për të vazhduar karrierën.
Trajneri i Granadas, Fran Eskriba, ka theksuar se nuk mund të detyrojë askënd të stërvitet, duke e lënë të hapur mundësinë e një largimi të shpejtë.