Një shpërthim në kabinën elektrike të një pallati 6 katësh në Lezhë ka shkaktuar dëme të mëdha dhe ka lënë 22 familje pa energji elektrike.
Zjarri shpërtheu mbrëmjen e së mërkurës në katin e parë të pallatit në bllokun pranë lumit Drin. Dëmet janë të konsiderueshme, duke përfshirë nxirjen e shkallëve dhe disa apartamenteve nga tymi, ndërsa shumë banorë kaluan natën tek të afërmit. Shkaku i zjarrit besohet të ketë qenë ngarkesa e tepërt në rrjetin elektrik.
Punonjësit e OSHEE po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike, dhe pritet që ky proces të përfundojë deri në mbrëmje.