Fati i keq vazhdon që të përndjekë sulmuesin kuqezi. Armando Broja në mallkimin e dëmtimeve të njëpasnjëshme. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është dëmtuar në ndeshjen e Kupës FA të Evertonit ndaj Peterborou, ku ishte aktivizuar si zëvendësues.
Broja hyri në fushë në minutën e 68-të të ndeshjes, por pas më pak se 15 minutash, gjatë një aksioni ai kaloi portierin, por më pas vendosi këmbën e djathtë keq në tokë dhe bëri shenjë menjëherë duke u rrëzuar se bëhej fjalë për një dëmtim të rëndë. Broja doli me barelë pasi ka pësuar një dëmtim serioz në kaviljen e djathtë.