Nesër hapet regjistrimi për emigrantët që dëshirojnë të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit.
Ata do të kenë mundësinë të regjistrohen online përmes sistemit të KQZ-së, që do të jetë i hapur deri më 4 mars.
Regjistrimi kërkon përdorimin e një pajisjeje elektronike, krijimin e një llogarie dhe dërgimin e dokumenteve të nevojshme, përfshirë një dokument identifikimi dhe vërtetimin e adresës së banimit.