Partia Republikane feston 34-vjetorin e themelimit, ndërsa kryetari i saj, Fatmir Mediu, nderon themeluesin Sabri Godo dhe thekson se kjo forcë politike mbështetet në besimin në Zot, familje dhe pronë private.
Mediu theksoi se PR ka luftuar kundër ligjit 7501 dhe ligjeve të tjera leniniste që kanë shkaktuar padrejtësi për shqiptarët, duke ndikuar në emigrimin e masave të mëdha. Ai vlerësoi gjithashtu kontributin e të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të PR për një Shqipëri më të mirë.
Mesazhi i Fatmir Mediut
Sot përulemi me respekt përballë Sabri GODS, themeluesit të PR, njeriut dhe shkrimtarit të madh, patriotit që mbi çdo gjë vendoste interesin kombëtar
Kujtojmë me respekt të gjithë ata që krijuan Partinë Republikane përfaqësuan atë në Qeveri, parlament, bashki dhe komuna. Njerëz të mirë të ndershëm e patriotë, antikomunistë dhe shqiptarë të ndershëm që luftuan për një Shqipëri Europiane dhe një Shqipëri në NATO.
Partia Republikane është partia që në programin e saj ka besimin në Zot si baza e besimit tek vetja, tek liritë dhe të drejtat e individit, si baza e një shoqërie të lirë dhe demokratike
Partia e cila beson se familja është baza e shoqërisë sonë.
ATDHEU FILLON TEK FAMILJA JOTE, është një nga qëndrimet dhe thirrjet emblematike të PR, për të krijuar lidhjen dhe forcuar vlerën e përbashkët të kombit shqiptar.
Partia Republikane është partia e cila beson tek prona private si baza e ndërtimit të ekonomisë dhe lumturisë e mirëqenies familjare.
Partia Republikane ka luftuar kundër grabitjes së pronës private pronarëve të ligjshëm me ligjin famëkeq 7501 e ligje të tjera leniniste që kanë krijuar padrejtësinë më të madhe të demokracisë dhe një kalvar vuajtjesh pa fund të shqiptarëve dhe ndikuar në largimin masiv të tyre nga Shqipëria
Faleminderit dhe mirënjohje të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Republikane.
ZOTI I BEKOFTË REPUBLIKANËT
ZOTI E BEKOFTË SHQIPËRINË.