Pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e shumta të shiut në qytetin e Vlorës në tetor 2024, qeveria shqiptare ka shpërndarë një fond prej 66 milionë lekë për 375 familje të prekura.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi se përveç shpërblimit financiar, janë shpërndarë gjithashtu 335 pajisje elektroshtëpiake për ndihmën e këtyre familjeve.
Vlera totale e dëmeve është raportuar të jetë 56.4 milionë lekë, ndërsa shuma është mbuluar nga fondet për Mbrojtjen Civile.
Vengu theksoi se dëmshpërblimi po realizohet shpejt, bazuar në verifikimet e bëra nga autoritetet kompetente lokale dhe kombëtare.
“Që prej dhjetorit, banorët e 5 rajoneve dhe 2 njësive të prekura po dëmshpërblehen në kohë rekord, bazuar në verifikimet nga ekipet e Mbrojtjes Civile, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe kryetarët e rajoneve”, thekson ministri Vengu.