-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gasperini zbulon gjendjen e Gjimshitit: Ka një çarje të thellë në vetull

Kryesoret

Një Atalantë e dobët u paraqit në fushën e Udineses. Pas një përplasjeje gjatë lojës me Ehizibue, Berat Gjimshiti u detyrua të largohej në mesin e pjesës së parë.

Menjëherë pas zëvendësimit erdhi diagnoza: traumë në kokë, siç njoftoi vetë klubi bergamask.

Gasperini në konferencën për shtypin pas ndeshjes dha përditësime të tjera për mbrojtësin shqiptar.

“Ka një çarje të thellë në vetull, i bëmë 10 qepje. Ishte një përplasje e rastësishme, ka pak dhimbje koke. Nuk e di as si arriti ta hapte aq shumë plagën. Nuk është asgjë shumë serioze, por të martën do të jetë e vështirë ta kemi të gatshëm.”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit