Shoqet e 21-vjeçares që u mbyll brenda një apartamenti në Astir para dy ditësh kanë dhënë dëshmi para policisë.
Ata kanë pranuar se kanë shkuar me dëshirë në apartament, pasi sipas tyre i ka thirrur shoqja e tyre. Shoqet kanë thënë se kanë kaluar mirë nën shoqërinë e 5 djemve.
5 djemtë janë të shpallur në kërkim nga policia dhe ndaj tyre është shtuar akuza e shitjes dhe prodhimit të narkotikëve. Gjithashtu ata akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje si dhe për mbylljen në banesë të 21-vjeçares.
5 djemtë e shpallur në kërkim janë: Joni Sadikaj, Skerdi Sina, Ogert Alia, Arnold Jaho dhe Anduel Alia.