Policia e Tiranës ka arrestuar një 48-vjeçar, pasi iu gjetën në banesë 88 steka cigare pa pulla fiskale, të dyshuara si të kontrabanduara. Shtetasi, identifikuar si K.A., u arrestua në flagrancë për veprat penale të kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akciza dhe për tregtimin dhe transportimin e mallrave të kontrabanduara.
Gjatë një kontrolli në rrugën “Isuf Elezi”, policia ka ndaluar një 70-vjeçar, shtetasin R.C., i cili kishte blerë cigaret pa faturë nga 48-vjeçari. Pas kontrolleve të mëtejshme, në banesën e K.A. u gjetën 88 steka cigare pa pulla fiskale, të cilat u sekuestruan si prova materiale.
Po ashtu, u procedua penalisht 70-vjeçari për veprat penale të kontrabandës dhe fshehjes së të ardhurave. Materialet e hetimit i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.