Sot, 12 janar 2025, do të dominojnë vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës në pjesën më të madhe të vendit.
Reshjet më të dendura priten në zonat veriore dhe veriperëndimore, ndërsa ato do të jenë më të pakta në zonat Jugore dhe Qëndrore. Temperatura do të regjistrojë rënie të ndjeshme, duke arritur vlera minimale deri në -4°C në Peshkopi dhe maksimale deri në 11°C në Vlorë.
Era do të jetë e fortë, me shpejtësi mbi 65 km/h dhe dallgëzim të theksuar në brigjet detare. Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin dobësim të reshjeve.