Patriarku i Moskës, Kirill, ka dërguar një mesazh ngushëllimi dhe lutjeje për Kryepeshkopin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili po lufton me një sëmundje të rëndë dhe ndodhet në një spital në Greqi.
Kirill shprehu mbështetje vëllazërore dhe siguroi Kryepeshkopin për lutjet e tij për shërimin e shpejtë.
“Pasi mësova për sëmundjen që ju ka goditur, i shpreh mbështetjen vëllazërore Fortlumturisë suaj dhe ju siguroj për lutjet e mia për shërimin tuaj të shpejtë”, thuhet në mesazh.
“Krishti Shpëtimtar, nga plagët e të cilit jemi shëruar, të forcojë fuqitë tuaja shpirtërore dhe fizike, t’ju ndihmojë të kapërceni barrat e sëmundjes dhe t’ju dhurojë paqen e Tij të hirshme, e cila tejkalon çdo kuptim,” i ka uruar Patriarku Kirill Primatit të Kishës Ortodokse Shqiptare, sipas Shërbimit të Shtypit të Patriarkut të Moskës.
Kryepeshkopi Anastas del nga salla e operacionit, nën kujdesin e mjekëve