Kristian Marku, një 30-vjeçar, është qëlluar për vdekje mbrëmjen e sotme (13 janar) në autostradën Fier-Vlorë, afër fshatit Novoselë. Sipas informacionit të policisë, Marku është qëlluar teksa udhëtonte me makinën e tij.
Marku ka pasur precedentë të mëparshëm penalë, përfshirë akuzat për “vrasje me dashje në bashkëpunim të mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa janë ngritur grupe të posaçme hetimore për të identifikuar dhe kapur autorët e krimit.
U ekzekutua me armë zjarri në makinë, ja kush është viktima në aksin Fier-Vlorë