-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohen shqiptari dhe dy zviceranët për shitje kokaine mes kufirit italo-zviceran

Kryesoret

Policia Kantonale e Bellinzonës dhe antidroga kanë finalizuar një operacion për goditjen e një rrjeti shpërndarësish të lëndëve narkotike mes kufirit italo-zviceran.

Në kuadër të operacionit, janë arrestuar tre persona, përfshirë një shqiptar 41-vjeçar dhe dy zviceranë, 51 dhe 31 vjeç, të cilët akuzohen për shpërndarje të kokainës dhe marijuanës për klientët VIP në të dy krahët e kufirit.

Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar mbi 1000 gramë kokainë dhe marijuanë. Shqiptari, i cili jetonte përkohësisht në banesën e 51-vjeçarit, është arrestuar pasi dyshohej se ishte pjesë e një rrjeti të madh shpërndarjeje droge.

Hetimet, që kishin nisur disa javë më parë, janë koordinuar nga prokurori Luca Losa dhe dyshimet janë për shkelje të ligjit për narkotikët dhe ligjit federal për të huajt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit