Ditën e sotme Belgjika u përfshi në një grevë kombëtare, ku punonjësit e trafikut ajror dhe hekurudhor u ngritën kundër planeve për reforma të pensioneve.
Rreth 40 për qind e fluturimeve për dhe nga Aeroporti i Brukselit – më i madhi i Belgjikës – u anuluan, pasi transportuesit e bagazheve, stafi i sigurisë dhe personeli tjetër ndërprenë punën.
Kompania ajrore, Brussels Airlines, tha të shtunën se është detyruar të anulojë paraprakisht gjysmën e fluturimeve të saj brenda Evropës, për t’i mbajtur në funksion linjat e largëta.
Operatori i aeroportit Charleroi – që është një ndër qendrat kryesore evropiane për linjën ajrore me kosto të ulët, Ryanair – tha se priten vonesa të konsiderueshme dhe anulime të mundshme.
Transporti hekurudhor pësoi gjithashtu – dy në tre trena që lidhin qytetet e mëdha, nuk funksionojnë. Shërbimi i trenave u ndërpre edhe në Bruksel.