Seanca për ish ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu është shtyrë sërish. Kjo seancë e radhës do të mbahet me 28 janar pasi avokatët e Mediut kanë dorëzuar pyetjet të tjera në lidhje me akt ekspertimin tekniko-ushtarak.
Mediu është marrë i pandehur për shpërdorim detyre me dyshimin se ka kryer shkelje në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në Gërdec