Zbardhen detaje të reja nga vrasja e biznesmenit shqiptar në Itali, Artan Kaja. I arrestuar, në fakt që u dorëzua vetë është shoku i tij Marjan Pepa. 52-vjeçari e vrau me një të shtënë arme në kokë me 7 Janar. Sipas mediave italiane, Pepa refuzon që të flasë dhe të thotë arsyet e vrasjes së shokut.
“Ai thotë që është i hutuar dhe nuk dëshiron t’i përgjigjet pyetjeve specifike rreth vrasjes së bashkatdhetarit”, shkruajnë mediat. Hetuesit nuk përjashtojnë pistën që Pepa t’ia ketë dhënë armën një personi të tretë.
Po sipas mediave italiane, Artan Kaja e futi Pepën në shtëpi, i cili së fundmi ishte papunë dhe në vështirësi ekonomike. Kaja e ndihmoi që të gjente punë edhe si shofer kamioni për një kompani në Itali. Me kalimin e kohës, shoqëria e tyre u ftoh.