Dita e sotme ka sjellë erëra të forta në Lezhë, të cilat shkaktuan një incident në superstradën Lezhë-Laç.
Një kamion i ngarkuar me polisterol është përmbysur pranë urës së Milotit, si pasojë e kushteve të motit.
Sipas informacionit, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Kamioni, me drejtues Burim Kuci, po udhëtonte nga Miloti drejt Lezhës.