Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka bërë një thirrje për emigrantët shqiptarë që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.
Përmes një postimi në Facebook, Garo theksoi rëndësinë e angazhimit të diasporës në këtë proces, duke e cilësuar si një nga shtyllat kryesore të fitores së PD. Ajo u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që zotërojnë dokumenta të vlefshme për të regjistruar veten për të votuar dhe kontribuar në sjelljen e ndryshimit të shumëpritur për Shqipërinë.
Postimi i Floriana Garos:
Sot ne mbledhjen e Kryesise, Diaspora mbetet ne fokusin e Partise Demokratike.
Angazhimi i demokrateve mbeshtetes ne emigrim, te cilet zoterojne ID/ pasaporte shqiptare, dhe duan te votojne per te sjelle ndryshimin e shumepritur ne Shqiperi eshte Prioritet per ne!
I ftojme te gjithe te regjistrohen per te votuar ne:
diaspora.kqz.gov.al
Ne kemi se cfare do tu ofrojme qytetareve shqiptare! Programi yne do te kete ne fokus qytetaret dhe permiresimin e klimes ekonomike, e per pasoje edhe njerezit tane ne diaspore do te lehtesohen nga kushtet me te mira per afermit e tyre ne Shqiperi.
Diaspora do te jete nje nder shtyllat kryesore te Fitores se Partise Demokratike!