Në Gjykatën e Posaçme antikorrupsion u zhvillua sot seanca ndaj deputetit demokrat Gazmend Bardhi, i cili është paditur nga ish drejtori i policisë Shkodër Edmond Sulaj për “Shpifje, kryer botërisht” dhe “Fyerje kryer botërisht”
Në seancë ishte i pranishëm Edmond Sulaj, ndërkohë mungon kreu i grupit parlamentar Gazmend Bardhi. Ai përfaqësohet në këtë proces nga dy avokatët Marash Logu dhe Ledio Braho.
Mbrojtja ligjore e Sulës u shpreh në seancë se ne datë 12.09.2024, Gazmend Bardhi gjatë fjalës së tij në interpelancë, në një moment të fjalimit duke iu referuar disa materialeve nga organi i SPAK, sipas tij, Edmond Sula është një person që është emëruar nga grupet e strukturuara kriminale dhe i shërben këtyre grupeve.