Lëvizja e autobusëve dhe mjeteve të tonazhit të rëndë drejt Greqisë vijon të jetë e bllokuar në Qafë Thanë për shkak të motit të keq.
Shërbimi për largimin e dëborës dhe kriposjen nuk është ndërprerë gjatë gjithë natës dhe se do të vijojë pa ndërprerje edhe gjatë ditës.
Çdo segment po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga Autoriteti Rrugor Qendër-Lindje dhe Policia e Qarkullimit Rrugor.
Autoritetet kanë apeluar që drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes të shtuar e të pajisen me goma dimërore kur udhëtojnë për në zonat me prezencë dëbore ose zinxhirë.