Kreshnik Spahiu, i ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, ka komentuar mbi ndikimin e diasporës në zgjedhjet në Shqipëri dhe manipulimin e mundshëm të rezultatit të votës. Ai theksoi se, megjithëse emigrantët mund të kenë ndikim të madh, vota e tyre mund të manipulohet dhe procesi i votimit do të jetë më shumë i lidhur me faktorët shoqërorë dhe klanorë, sesa një proces i fshehtë dhe i ndershëm.
“Nëse votat në Shqipëri për 30-40 vjet nuk ndryshojnë. Shqiptarët në perëndim kanë një qasje tjetër ndaj ndryshimeve në Shqipëri. Nëse do ndodh ndonjëherë rotacioni do ndodh nga fluksi i votave të emigrantëve. Dua të jap një informacioni në Kosovë u regjistruan 130 mijë, por vota të vlefshme 60 mijë. Mund të kemi 200 mijë të regjistruar dhe në fund të votojnë, vota të vlefshme 50%. A do ndodhi njësoj? Mund të ndodhi. Trukimi i rezultatit diçka tjetër. Votimi me postë precedent, në diasporë manipulohen 20 herë. Votimi manipulohet në diasporë. Nuk ka votim të fshehtë. Do votohet në shoqëri. Do votohet në mënyrë klanore. Votimet në Kosovë që janë të drejta, të barabarta, ka pasur manipulime te vota e diasporës’‘, u shpreh Kreshnik Spahiu.