Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, ndodhet në spital në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme. Sipas burimeve të gazetës greke Protothema, ai është shtruar në spitalin Evangelismos në Athinë, ku është intubuar dhe po trajtohet në njësi intensive pas një operacioni për të trajtuar hemorragjinë gastrike. Mjekët kanë raportuar se ai është hemodinamikisht i qëndrueshëm.
Kryepeshkopi 95-vjeçar u transferua në Athinë më 3 janar me avion të Forcave Ajrore, pasi kishte qenë i shtruar në një klinikë në Tiranë për disa ditë, ku fillimisht u diagnostikua me një virus sezonal. Sipas burimeve, mjekët po bëjnë përpjekje për t’i dhënë atij trajtimin e nevojshëm në këtë fazë të vështirë shëndetësore.