Reshjet e dëborës të shoqëruara me erë të fortë kanë shkaktuar probleme në disa zona malore të bashkisë së Përrenjasit. Pjesë të rrugëve janë bllokuar dhe ka pasur mungesë të energjisë elektrike.
Ekipet e Agjencisë së Shërbimeve Publike janë angazhuar që nga orët e para të mëngjesit për të kriposur rrugët dhe për të hapur akset e bllokuara, sidomos në njësinë administrative Qukës dhe fshatrat Bërzeshtë, Skroskë, Pishkash, Qukës-Skënderbe, si dhe në Rrajcë dhe Stravaj.
Po ashtu, ekipet e OSSH janë në terren për rikthimin e energjisë elektrike. Bashkia apelon qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të përdorin zinxhirë ose goma dimërore në akse problematike.