Kreshnik Spahiu, në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, ka shpërndarë një analizë mbi rotacionin politik në Shqipëri. Ai shprehet skeptik për mundësinë e një ndryshimi të vërtetë, duke theksuar se as në Afrikë nuk ka liderë që kërkojnë të rikthehen në pushtet pas 35 vjetësh dominim.
‘Të gjithë janë të bindur se rotacioni nuk do ndodh më 11 maj. Gjë tjetër ç’ndodh në debate publike. Ashtu siç tha zoti Lapaj, do ketë si në Kosovë 60 mijë apo 6 mijë të hipin avionët, atëherë do jketë ndryshim. Por as 4 avion nuk do vijnë me emigrantë. Nuk ka erë ndryshimi. Nëse Rama nuk ka asnjë përpjekje të krijojë koalicion. Nëse do kishte rrezik do i servilosej çdo parti politik për të zgjeruar mundësitë e votave. Siç bëri në 2013, që kishte 40 parti. lexo Sali Berishën, çdo javë thotë Rama nuk rrëzohet me votë, duhet mosbindje civile.
Rotacioni nuk do ndodh. Jemi para një marrëveshje famëkeqe PD-PS kundër gjithë pluralizmi politik dhe gjithë partive të reja. Kemi dy kandidatë për kryeministër, Edi Ramën dhe Sali Berishën. Më gjeni një vend në Afrikë, apo në vendet arabe ku një lider politik që ka qenë 35 vitesh pushtet kërkon të rikthehet dhe të bëjë rotacionin politik. Si mund të ndodhi rotacioni politik? Nuk flas për vjetërsi moshe, flas për vjetërsi politike. 20 vite sekretar i partisë së punës, që nga 1975. Ky pushtet do ta konsolidojë mandatin.’