Ylli i boksit, Tyson Fury, ka njoftuar tërheqjen e tij nga sporti pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk muajin e kaluar.
Ai e bëri këtë shpallje në një video të postuar në Instagram, duke falenderuar fansat dhe duke shprehur dashurinë për sportin.
“Përshëndetje të gjithëve. Do ta them shkurt, dua të njoftoj tërheqjen nga boksi, kam dashuruar çdo minutë të tij. Do i jap fund kësaj, Dik Turpin ka veshur një maskë. Zoti ju bekoftë të gjithëve, do t’ju shoh në anën tjetër”.