Policia e Tiranës ka zbuluar motoçikletën e përdorur nga autori i vrasjes së Bujar Nasufit, e cila u gjet e djegur në zonën e Kodrës së Diellit. Motoçikleta është dërguar për ekspertizë, megjithatë flakët që e kanë përfshirë e kanë reduktuar mundësinë për të gjetur prova të dobishme.
Nasufi, një pronar mobilerie, u ekzekutua mbrëmjen e djeshme ndërsa po hynte në shtëpinë e tij në zonën e Pallatit me Shigjeta.
Për momentin, hetuesit po fokusohen në mundësinë e një konflikti brenda farefisit për çështje pronash si shpjegim të mundshëm për krimin.