Policia ka arrestuar tre të rinj në Kamëz, pasi ata shpërndanin kanabis në doza. Personat me iniciale E. H., I. H., dhe S. M., të gjithë 25 vjeç, u kapën në flagrancë nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, ndërsa ishin në automjet dhe po shpërndanin lëndën narkotike.
Operacioni i policisë u bazua në informacionet e marra nga inteligjenca informative për veprimtarinë e shitjes së kanabisit. Gjatë kontrollit, u gjetën doza kanabisi të gatshme për shitje dhe një sasi municioni luftarak.
Po ashtu, u kontrolluan edhe automjeti dhe banesa e njërit prej të arrestuarve, ku u gjetën prova të tjera. Materialet janë dorëzuar në Prokurori për hetime të mëtejshme.