-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Antimafia shkatërron kartelin italo-shqiptar, 15 të arrestuar dhe 350 kg drogë

Kryesoret

Drejtoria e Antimafias së Bolonjës në Itali ka goditur një kartel të narkotrafikut italo-shqiptar, duke arrestuar 15 persona, mes të cilëve 12 janë në arrest në burg dhe 3 në arrest shtëpie.

Hetimi, i nisur në vitin 2020, zbuloi një rrjet ndërkombëtar që operonte në Shqipëri, Kosovë, Ekuador, Kolumbi dhe Holandë, duke trafikuar substanca narkotike si kokainë, heroinë, hashash dhe marihuanë. Vlera e drogës arrin rreth 8 milionë euro.

Policia ka sekuestruar gjithashtu 80 mijë euro të falsifikuara dhe ka zbuluar lidhje të këtij grupi me mafiozët italianë të ‘Ndrangheta’. Hetimet përdorën përgjime telefonike dhe elektronike, përfshirë komunikimet në aplikacionin Sky-ECC, ku u morën mbi 1 milion mesazhe të shkëmbyera nga trafikantët.

Grupi kryente transferta të mëdha financiare, duke pastruar para përmes bizneseve të ndërtimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit