Armando Broja u dëmtua më 9 nëntor dhe ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të tij.
David Moyes trajneri i ri i Evertonit, ka mbajtur konferencën e tij të parë për shtyp dhe ndër të tjera ka folur dhe për dëmtimin e sulmuesit shqiptar.
“Broja do të bëjë një skaner tjetër, por po presim pak që të ulet ënjtja. Shpresojmë që brenda pak ditësh të kemi një ide më të mirë mbi dëmtimin”, u shpreh Moyes.