Një muaj pas aksidentit të ndodhur në Xibër në Bulqizë, Policia e Dibrës ka arrestuar 63-vjeçarin me inicialet B.A., i cili u akuzua për aksidentimin e motoristit 75-vjeçar, P.H., më 15 dhjetor 2024.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, motoristi humbi jetën disa ditë pas aksidentit në spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.
Gjykata e Dibrës kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për drejtuesin e automjetit, i cili akuzohet për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen. Dosja është kaluar për hetime të mëtejshme nga Prokuroria.