-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dumani zbulon listën e 10 personave që Erjon Alibej donte të vriste

Kryesoret

Në seancën gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë”, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka zbuluar listën e 10 personave që Erjon Alibej kishte kërkuar të vriteshin, me emrin e Talo Çelës në krye. Dumani ka përmendur emra të tjerë, si Altin Ndoci, vëllezërit Çopja, Emiljano Ramazani dhe Besmir Haxhia, ndërsa ka detajuar disa strategji, përfshirë përdorimin e një instruktoreje palestre për të ndjekur lëvizjet e Ramazanit, i cili u vra në 2020.

“Erjon Alibej me dha një listë me 10 emra në krye të listës është emri i Talo Çelës. Ishte Altin Ndoci, vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, Emiljano Ramazani, Besmir Haxhia, Dorjan Shkoza. Ai tha që shënjestër ishte Besmir Haxhia. Për të vëllain e tij Vikktorin tha se ishte viktimë rastësore. Për të vëzhguar lëvizjet e Emiljano Ramazanit ai është shprehur se kishin përdorur një instruktore palestre”, ka deklaruar Dumani.

Dumani ka dhënë gjithashtu një deklaratë të rëndësishme lidhur me lirimin e tij nga burgu në 2014, duke përmendur ndërmjetësimin e krushkut të ministrit të Drejtësisë dhe pagesën e 40 mijë eurove për të siguruar një raport mjekësor që e shpalli me vetëm tre muaj jetë.

Më siguruan një raport mjekësor që me jepte vetëm 3 muaj jetë”, deklaroi Dumani.

Pas kësaj periudhe, ai është përfshirë në disa vrasje me pagesë dhe ka ndihmuar në zbardhjen e krimeve të rënda.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit