-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekzekutimi në Vlorë, hakmarrje? Fisi Reçi në Rrëshen: Nuk kemi lidhje

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja për vrasjen që ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin Fier-Vlorë, ku u ekzekutua Kristjan Marku. Eliminimi dyshohet se lidhet me sagën e hakmarrjes mes dy fiseve Reçi-Bardhi. Deri tani asnjë i arrestuar.

Rreth 10 persona dyshohet se janë pyetur në polici për ngjarjen. Ata janë kryesisht persona që kanë qenë në vendin e ngjarjes, personi që lajmëroi policinë mbi makinën dhe trupin, drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident. Gjithashtu edhe katër persona nga Rrësheni janë shoqëruar në polici.

Ata janë kryesisht familjarë të viktimës të cilët janë pyetur rreth të shkuarës së tij dhe gjithashtu ngjarjeve në Rrëshen dhe konflikteve që kanë pasur. Katër anëtarët e familjes Reçi kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me ngjarjen.

30-vjeçari Kristjan Marku është hetuar më herët për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Kristian Marku përdorte dy identitete, edhe Kristi Bardhi, ndërsa rezulton të jetë nipi i Martin Bardhit të vrarë në Rrëshen në shtator të vitit 2023.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit