Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thirrur një takim urgjent me zyrtarët e lartë të sigurisë për të shqyrtuar detajet e marrëveshjes për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve.
Në këtë konsultim do të marrin pjesë funksionarë të lartë të IDF-së dhe përfaqësues të shërbimeve të inteligjencës izraelite, përfshirë Mossad dhe Shin Bet.