Prokuroria e Tiranës ka goditur një rast evazioni fiskal dhe ka shpallur në kërkim O.B. Ai në subjektin “Buzi Store” që administronte nuk deklaroi 3.7 milionë euro të ardhura.
Gjatë hetimit u ushtruan kontrolle në 8 adresa të lidhura me subjektin “Buzi Store” dhe shoqërinë e fiskalizimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan njësi ompjuterike, telefona celularë, tableta dhe vlera monetare në valuta të ndryshme që arrijnë në 8,000,000 lekë, të cilat nuk ishin të justifikuara me dokumentacion ligjor.
Nga hetimet rezultoi se “Buzi Store” përdorte një një sistem kompjuterik të paautorizuar për monitorimin dhe lëshimin e faturave tatimore. Ky sistem, që operonte përmes platformës online të palicencuar “store.dyqanimen.com”, mundësonte lëshimin e faturave të falsifikuara, të cilat përmbanin mangësi të elementeve të kërkuara nga legjislacioni tatimor dhe ishin të pa fiskalizuara.
Në disa raste,subjekti lëshonte fatura me vlera më të mëdha ndërkohë që deklaronte një vlerë shumë më të vogël për qëllime tatimore. Kështu duke shmangur pagesën e detyrimeve tatimore.