-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Topalli: Diaspora të reagojë me votë pas largimit të 1 milion shqiptarëve

Kryesoret

Jozefina Topalli, drejtuesja politike e Partisë Demokratike (PD) për Diasporën, e ka cilësuar largimin e mbi 1 milion shqiptarëve në 10 vitet e fundit si një alarm për vendin.

Ajo ka kërkuar që Diaspora e kësaj dekade t’i japë një përgjigje të fortë me votë qeverisjes socialiste, duke theksuar se kjo është mënyra e vetme për të garantuar një rotacion politik në Shqipëri.

Topalli ka kritikuar përdorimin e ambasadave dhe administratës nga ana e Partisë Socialiste, duke u shprehur se PS ka përparësi në pasuri dhe luks, ndërkohë që PD do të kundërpërgjigjet me ndërgjegje dhe moral. Ajo ka bërë thirrje që shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit, duke i kërkuar atyre që të plotësojnë formularët deri më 4 mars.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit