Policia ka arrestuar shtetasin Isuf Hasa, autorin e dyshuar të vrasjes së 81-vjeçarit Xhemal Meta në Zall Bastar.
Gjatë hetimeve, është gjetur edhe sendi i përdorur në krim, si dhe paratë e vjedhura. Xhemal Meta u gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë së tij, me dëmtime të rënda në kokë, që dyshohet se janë shkaktuar nga goditje me sende të forta.
Fillimisht ngjarja u raportua si aksidentale, por më pas u konstatua se ishte vrasje.