-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

GJKKO dënon ish-kryebashkiaken e Patosit për abuzim me tenderat

Kryesoret

Gjykata e Posaçme e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar ish-kryebashkiaken e Patosit, Rajmonda Balilaj, me 1 vit e 6 muaj burg, pas akuzave për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike. Pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 1 vit e 4 muaj burg dhe vendoset pezullimi i ekzekutimit të dënimit, duke i caktuar shërbim prove për dy vjet e 8 muaj.

Gjithashtu, të pandehurit të tjerë të përfshirë në këtë çështje – Anisa Petani, Enirjada Rizaj dhe Shkëlqim Beqiraj – janë dënuar me dënime nga 1 vit deri në 1 vit e 6 muaj burg, gjithashtu të përfituar nga gjykimi i shkurtuar dhe janë vendosur në shërbim prove për periudha nga dy deri në pesë vjet, duke i humbur të drejtat për të ushtruar funksione publike për pesë vjet.

Vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit