Drejtori i Policisë së Tiranës ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me vrasjen e biznesmenit Bujar Nasufi, e ndodhur mëngjesin e 13 janarit.
Ai theksoi se hetimet janë në dinamikë dhe se po punohet intensivisht për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa u shpreh se janë mbledhur prova dhe se janë duke u kryer hetime komplekse. Për shkak të natyrës së hetimeve, ai theksoi se detaje të tjera nuk mund të bëhen publike në këtë moment.
56-vjeçari, pronar i një mobilerie, u ekzekutua me breshëri plumbash ndërsa po parkonte mjetin e tij pranë banesës. Dyshohet se ai ishte ndjekur për disa orë nga autori i krimit.
Nasufi ishte baba i një djali 6-vjeçar dhe ka pasur dy bizneset pranë tij, të cilat drejtoheshin nga vëllezërit e tij.