Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka nisur një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, me ftesë të Kryetarit të Dhomës së Komuneve, Sir Lindsay Hoyle. Gjatë takimit, u diskutua për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe, pas nënshkrimit të Deklaratës së Përbashkët në vitin 2022, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në fusha si reforma, zhvillimi ekonomik, dhe siguria.
Spiropali gjithashtu e vlerësoi mbështetjen e Britanisë për integrimin e Shqipërisë dhe perspektivën euro-atlantike të Kosovës, si dhe për bashkëpunimin në mbrojtjen e integritetit të Ukrainës.
Kryetarja e Kuvendit dhe delegacioni shqiptar zhvilluan takime edhe me përfaqësues të grupit të miqësisë me Shqipërinë dhe me delegacionin e Dhomës së Komuneve në Unionin Ndër-Parlamentar.