Numri i të vdekurve nga zjarret në Los Angeles është rritur në 25, ndërkohë që autoritetet kanë lëshuar mijëra urdhra evakuimi dhe kanë paralajmëruar për rrezik ekstrem në disa zona. Erërat që kanë ndezur flakët pritet të rikthehen të mërkurën, duke përhapur më tej zjarrin në zonat malore, ku erërat mund të arrijnë deri në 113 km/h.
Shërbimi Kombëtar i Motit ka identifikuar rajone me rrezik të lartë, përfshirë Simi Valley dhe Thousand Oaks, si veçanërisht të rrezikshme. Zjarrfikësit kanë bërë përparim në trajtimin e flakëve, por kushtet e nxehta dhe të thata do të mbajnë kërcënimin e zjarrit deri në fund të javës.
Pas 250 ditësh pa shi, Kalifornia jugore po përballet me një situatë kritike, duke kërkuar ndërhyrje të shpejtë për të shpëtuar jetët dhe pasuritë.