Rreth 30 eurodeputetë kanë shprehur shqetësimin e tyre për fushatat e shpifjeve dhe ndërhyrjen e Elon Musk në çështjet evropiane, duke kërkuar që Komisioni Evropian të ndërmarrë masa.
“Elon Musk nuk është thjesht një miliarder i huaj, ai është një anëtar i ardhshëm i administratës Trump që po sulmon aleatët më të mirë të Amerikës”, thuhet në deklaratën e eurodeputetëve.
Ata e kanë akuzuar Musk për mbështetje të ekstremit të djathtë në Gjermani dhe kanë kërkuar një hetim nëse aktivitetet e tij janë në përputhje me legjislacionin evropian.
“Komisioni Evropian duhet të shqyrtojë nëse fushatat e fundit të shpifjeve të Musk janë në përputhje me Aktin e Shërbimeve Dixhitale”, thuhet më tej në deklaratë.