Një takim i kabinetit të sigurisë të Izraelit për të miratuar një armëpushim dhe marrëveshje pengjesh me Hamasin është shtyrë për më vonë, pasi negociatorët në Katar thuhet se po punojnë për të sqaruar detajet përfundimtare.
Zyra e Netanyahut pretendoi se Hamasi ka refuzuar në kushte të caktuara dhe po krijon një “krizë” të minutës së fundit për të finalizuar paktin për lirimin e pengjeve. “Hamasi po tërhiqet nga marrëveshjet dhe po krijon një krizë të minutës së fundit që pengon arritjen e një marrëveshjeje”, thuhet në deklaratën përkatëse.
“Kabineti izraelit nuk do të mblidhet derisa ndërmjetësit të informojnë Izraelin se Hamasi ka pranuar të gjitha elementet e marrëveshjes”, shtoi ai. Sipas transmetuesit publik, mbledhja e kabinetit, e cila pritej të mbahej në orën 11:00, u shty gjithashtu për shkak të diskutimeve të vazhdueshme të partisë sioniste fetare për të ardhmen e saj në koalicionin qeverisës.
Nga ana e saj, Hamasi ka njoftuar zyrtarisht, përmes një zyrtari të lartë, se është i përkushtuar t’i përmbahet marrëveshjes së armëpushimit të shpallur nga ndërmjetësit.